Ish- sulmuesi bëhet ironik, i uron Shën Valentinin presidentit të Napolit
Arkadiusz Milik është bërë protagonist i lajmeve sportive, por këtë herë jo për futbollin e tij, po për ironinë e tij.
Ish sulmuesi i Napolit, Arkadiusz Milik i dërgoi një “mesazh” sarkastik presidentit të Napolit, Aurelio De Laurentiis për ditën e Shën Valentinit.
Polaku pati probleme me Napolin ku në sezonin e fundit nuk u inkuadrua fare në skuadrër, tani që nga transferimi i tij në Marseille, duket se po kalon kohëra të mira.
Milik kishte zgjedhur rrjetin e tij social, Instagram, ku kishte shpërndarë një fotografi me Aurelio De Laurentiis, dhe i kishte uruar Shën Valentinin. Sigurisht që tani kjo foto merr kahje ironike, pasi dihet se Milik nuk i kishte raportet e mira me zyrtarët napoletanë.
Sulmuesi shënoi 48 gola në 122 paraqitje në Napolin para se të largohej nga Stadio Diego Armando Maradona në huazim me një mundësi për t’u blerë.