Merret vendimi për gjyqtarët që u akuzuan për racizëm në ndeshjen PSG-Basaksehir

Merret vendimi për gjyqtarët që u akuzuan për racizëm në ndeshjen PSG-Basaksehir

UEFA ka hapur procedime disiplinore kundër dy gjyqtarëve rumunë të cilët gjykuan ndeshjen e Champions League mes Paris Saint-Germain dhe Basaksehir në dhjetor.

Gjyqtari i katërt, Sebastian Coltescu raportohet të ketë përdorur fjalët “ala negru” – e cila në anglisht përkthehet “djali i zi” – kur u pyet nga gjyqtari Octavian Sovre kë duhet të përjashtonte pas një incidenti në minutën e 14 të ndeshjes në Parc des Princes.

Gjyqtari i katërt i ishte referuar Pierre Webo si “djali i zi”.

Ndeshja u ndërpre dhe u zhvillua të nesërmen me një grup të ri gjyqtarësh.

Në deklaratën e publikuar nga UEFA shkruhet: “Pas një hetimi të kryer nga Inspektori Etik dhe Disiplinor i UEFA në lidhje me ngjarjet që çuan në ndërprerjen e ndeshjes së Ligës së Kampionëve midis Paris Saint-Germain dhe Istanbul Basaksehir FK në 8 Dhjetor 2020, procedurat janë hapur kundër z. Sebatian Constantin Coltescu dhe z. Octavian Sovre për një shkelje të mundshme të nenit 11 të rregulloreve disiplinore të UEFA”.

Shpërndaje në: