Futbollisti i Bragës pëson lëndim ‘horror’ kundër Portos – lojtarët duhet ta shtyejnë ambulancën në fushë

Futbollisti i Bragës pëson lëndim ‘horror’ kundër Portos – lojtarët duhet ta shtyejnë ambulancën në fushë

Një tjetër lëndim ‘horror’ rrëmbeu vëmendje në një ndeshje ku luajti Porto, të mërkurën mbrëma.

Javën e kaluar, Nanu i Portos pësoi një dëmtim të rëndë në kokë dhe u desh të largohej nga fusha me ambulancë, transmeton Periskopi.

Ai u dërgua në spital dhe më vonë u zbulua se ai kishte pësuar një humbje vetëdije, teksa kishte dëmtuar edhe kordën spinale.

Fatkeqësisht, një tjetër lojtar u desh të largohej nga fusha me ambulancë gjatë ndeshjes së Portos në gjysmëfinalen e Kupës së Portugalisë, kundër Bragas, të mërkurën.

Porto po avanconte 1-0 në minutën e 60-të, kur Luis Diaz vrapoi drejt portës.

p1eu84r16f76ppga19371c7g14ckj.jpg

David Carmo i Bragës vrapoi në drejtim të tij pastaj dhe arriti ta bllokojë goditjen e kundërshtarit.

Mirëpo, Diaz pati kontakt me Carmon, që rezultoi me një dëmtim të rëndë në kyçin e këmbës.

Shikoni momentin më poshtë: (PARALAJMËRIM – PAMJE Të RËNDA). /Periskopi.com/

Shpërndaje në: