Lionel Messi e la Jordanin e Sevillas të shtrirë duke mbajtur fytyrën, pas një tjetër momenti eskalimi

Lionel Messi e la Jordanin e Sevillas të shtrirë duke mbajtur fytyrën, pas një tjetër momenti eskalimi

Më pak se një muaj pas kartonit të parë të kuq me klubin, Lionel Messi u përfshi në një tjetër moment të tensionuar gjatë humbjes 2-0 të Barcelonës nga Valencia në Copa del Rey, të mërkurën mbrëma.

Sulmuesi legjendar argjentinas, i cili ishte përjashtuar në finalen e Super Kupës së Spanjës në janar, kundër Athletic Bilbaos pasi goditi në fytyrë Asier Villalibren, e la Joan Jordanin e Sevillas të shtrirë në fushë duke mbajtur fytyrën – por a pati vërtetë kontakt me bërrylin e tij?

Shumë fansa të futbollit në rrjete sociale besojnë se po. Disa të tjerë janë të mendimit se Messi ishte me fat që iu shmang një tjetër kartoni direkt të kuq, transmeton Periskopi.

Incidenti ndodhi në mesin e pjesës së dytë, derisa Barça ishte në disavantazh 1-0, falë një goli brilant individual nga Jules Kounde.

Ivan Rakitic pastaj hodhi kripë në plagën e ish-klubit të tij, duke realizuar golin e dytë në ‘Ramon Sanchez Pizujan’.

Rikthehemi tash te Messi dhe momenti i tij me Jordanin.

Jordan, i cili pak më parë ishte poshtëruar nga Messi duke ia futur topin nën këmbë, pati topin në duar, derisa u mundua ta ndalonte një ndërprerje të ekzekutohej shpejt nga Barcelona.

Messi, i vendosur që të niste aksion të ri sa më shpejt që ishte e mundur, ia goditi topin nga duart e Jordanit, duke hedhur krahët e tij mbi mesfushorin në proces.

Jordan pastaj u shtri në fushë duke mbajtur fytyrën në sy të gjyqtarit, Antonio Mateu Lahoz.

p1eu7ujtb5cc01rp21vroj7t18pdq.jpg

Mirëpo, në vend që ta ndëshkonte Messi, ishte Jordan ai që u ndëshkua me të verdhë pas incidentit, gjë që shkaktoi befasi tek audienca në rrjetet sociale. /Periskopi.com/

p1eu7u90f11tg1sn1fvodt4i8fd.jpgp1eu7uh3401c1k3o31k411hkdv74f.jpgp1eu7uham626n1nhaqa6kp1o0oh.jpgp1eu7uhoai1149b9014m4mf53rul.jpgp1eu7ui8br1rqs1rk1t0vlnls8go.jpg

 

 

Shpërndaje në: