Portieri shqiptar takohet me Munishin, nisin bisedimet për klubin e ri?
Siç duket ish-trajneri i Ballkani do të bëhet me skuadër të re.
Ishte portieri kosovar, Naser Prapashtica, ai që përmes një postimi në rrjetet sociale ka shkruar në formë “hajgareje” se janë në bisedime me trajnerin Ismet Munishi.
Madje, Prapashtica përmes një postimi në rrjetet sociale ka thënë se Munishi është në bisedime.
“Në bisedime me Ismet Munishin për të ardhur trajner në 2 Korriku. Si asistent i trajnerit më të mirë në Kosovë, Labinot Haziri”, ka shkruar Prapashtica.
Ja postimi i portierit Prapashtica.