Ç’ndodhi?! Rihanna mbyll Fenty-n

Ç’ndodhi?! Rihanna mbyll Fenty-n

Rreth dy vite më parë, Rihanna debutoi me markën e saj të veshjeve, Fenty, pjesë e LVMH – LVMH Moët Hennessy Louis Vuitton, i njohur zakonisht si LVMH, një korporatë shumëkombëshe franceze dhe konglomerat i specializuar në mallra luksoze, me seli në Paris, Francë. Por Rihanna dhe LVMH duket se do t’i japin fund Fenty-t.

Sipas Women’s Wear Daily (WWD), e tatëpjeta e Fenty-t erdhi si pasojë e pandemisë dhe sfidave të mbajtjes së një brandi në distancë, një brand luksoz që prodhohet në Paris dhe Itali.

Ç’ndodhi?! Rihanna mbyll Fenty-n

Ndalimet e udhëtimeve, e mbajtën Rihanna-n në SHBA dhe i dhanë përparësi Fenty Beauty dhe Fenty Skin, kompani që janë të vendosura në Los Angeles. WWD raporton se LVMH do ta vendosë fokusin në forcimin e sipërmarrjeve të tjera të Rihanna-s. Pritet qe faqja e Fenty-t të mos jetë më aktive javën e ardhshme.

Business of Fashion thotë se një tjetër sfidë me të cilën u përball Fenty ishte sigurimi i klientëve besnikë. Linja luksoze, që nisi nga stili i Rihanna-s, nuk zgjoi interesin e blerësve të rregullt të produkteve te makeup-it të Fenty Beauty, të produkteve të kujdesit të lëkurës të Fenty Skin dhe të brendshmeve të Savage X, që kanë çmime shumë herë më të lira se veshjet.

Shpërndaje në: