Kompletohen tetë skuadrat çerekfinaliste në Kupën e Kosovës – Dukagjini mposht 2 Korrikun
Kanë përfunduar të gjitha ndeshjet e 1/8 së finales në Kupën e Kosovës.
Dukagjini – 2 Korriku ka qenë ndeshja e fundit në këtë rreth të Kupës ku klinasit kanë kaluar tutje në çerekfinale.
Në stadiumin “18 Qershori”, Dukagjini është përballur me klubin kryeqytetas 2 Korrikun, të cilin e ka mposhtur me rezultat 3-1.
Përveç skuadrës së Armend Dallkut edhe shtatë të tjera kanë siguruar plasmanin në këtë rreth të Kupës.
Prishtina, Llapi, Feronikeli, Istogu, A&N, Trepça ’89, Drenica dhe Dukagjini janë ekipet që do të luajnë në çerekfinale.
Pra në këtë rreth të Kupës do të paraqiten pesë skuadra të Superligës dhe tri të tjera të Ligës së Parë.