Çfarë ndodh në trupin tonë kur puthemi shpesh

Çfarë ndodh në trupin tonë kur puthemi shpesh

Të puthësh dikë që do jo vetëm të jep kënaqësi ty dhe partnerit tënd, por me këtë rast forcon dhe shëndetin. Besojeni ose jo, puthjet e shpeshta vijnë me avantazhe edhe për shëndetin fizik. Cilat janë konkretisht ato, i gjeni më poshtë:

1. Arteriet tuaja janë më të forta

Nëse puthni shpesh, s’do të vuani nga niveli i lartë i kolesterolit. Trupi prodhon më shumë oksitocinë dhe ky hormon ju ndihmon të çlironi stresin dhe ankthin. Keni gjithashtu më pak gjasa të vuani nga tensioni.

2. Fytyra juaj do të duket edhe më e freskët

Puthjet konsiderojini edhe si aktivitet fizik për fytyrën. E dini që brenda 1 minute mund të digjni deri në 26 kalori? Stimulon prodhimin e kolagjenit dhe rrjedhimisht ndikon në freskinë e fytyrës.

3. Dhimbjet e kokës apo të menstruacioneve reduktohen

Sa herë të keni dhimbje periodash, e dini çfarë të bëni.

4. Mund të humbisni peshë

Duke puthur trupi prodhon më shumë dopaminë. Nëse trupi juaj s’ka mjaftueshëm nga ky hormon, dëshira për të ngrënë gjëra të pashëndetshme rritet. Nëse nivelet e saj janë të larta, mund ta kontrrolloni mjaft mirë urinë dhe të parandaloni shtimin në peshë.

5. Je më pak përgjumësh

E ke vënë re që sapo je lidhur je më shumë energjike dhe s’ndihesh më e lodhur?

Burimi: Bright Side

Shpërndaje në: