‘Në krizë për hapësirë’ – Prishtina tallet brutalisht me rivalët dhe titujt e fituar
Më 7 shkurt, Sigal Prishtina ka fituar Kupën e Kosovës në basketboll, duke mundur Golden Eagle Yllin.
Pas kësaj fitore, së fundmi klubi nga kryeqyteti ka ironizuar me një postim të tyre në facebook.
Ata kanë postuar një foto, ku shihen trofetë e fituara nga klubi ndër vite, me mbishkrimin: “KB SIGAL Prishtina zyrtarisht në krizë për hapësirë”.
Ata janë klubi më i suksesshëm në Kosovë, pasi kanë fituar 14 kampionate kombëtare, 14 kupa kombëtare dhe 7 superkupa në 14 vitet e fundit.