Ish-e dashura e Boatengut gjendet e vdekur në apartament: Lojtari largohet nga skuadra e Bayernit para finales
Jerome Boateng është larguar nga skuadra e Bayern Munichut që po përgatitej për finalen e Kupës së Botës për Klube, pasi e dashura e tij është gjetur e vdekur në Gjermani.
Trupi i pajetë i 25-vjeçares Kasia Lenhardt është gjetur të martën nga policia në apartamentin e saj në Berlin.
Kasia ka qenë në një lidhje romantike me mbrojtësin bavarez për më shumë se një vit, por çifti u nda javën e kaluar (më 2 shkurt).
Futbollisti e kishte konfirmuar ndarjen përmes një postimi të publikuar në rrjetet sociale duke shkruar: “Siç dihet nga mediat, unë i dhashë fund marrëdhënies time me Kasia Lenhardt”.