Eddie Hearn beson se Deontay Wilder ‘totalisht e ka humbur mendjen’
Promoteri i boksit, Eddie Hearn ka thënë se Deontay Wilder ‘totalisht e ka humbur mendjen’, derisa vazhdon ta kërkojë triologjinë me Tyson Furyn.
Wilder, aktualisht në betejë ligjore me kampin e Furyt rreth meçit që ai beson se ia ka borgj, nuk është ndeshur që nga humbja e parë si boksier profesionist nga ‘Gypsy King’, vitin e kaluar, transmeton Periskopi.
Tentativa e ‘hakmarrjes’ së Wilderit u mohua nga Fury, i cili thotë se obligimi për meçin e tretë ka skaduar, me Anthony Joshuan që tash e sheh si kundërshtar të vetin.
Nëse raportet janë për t’u besuar, nëse Wilderit nuk i plotësohet dëshira për një meç të tretë me Furyn, kundërshtari i tij i ardhshëm mund t ëjetë Charles Martin.
Do të ishte një rritje e jashtëzakonshme për Martinin, i cili dikur shihej si një figurë tallëse nga fansat e boksit britanikë për shkak të humbjes poshtëruese me nokaut nga AJ, më 2016.
Duke folur për ‘IFL TV’, në lidhje me meçin Wilder-Martin, Hearn tha:
”Vërtetë dua ta shoh rikthimin e Wilderit, ai është madhështor për boksin, ashtu siç është Andy Ruiz. Është meç i mirë, Charles Martin di të boksojë.
”Charles Martin mund ta mposht Deontay Wilderin.”
Besimi i Hearn në triumfin e Martinit bazohet në aludimet e tij se ëilder ka probleme mendore.
Wilder ka qenë pjesë e kryetitujve së fundmi, pasi prishi marrëdhëniet publikisht me trajnerin, Mark Breland dhe Hearn beson se kjo dëshmon se ëilder e ka humbur toruan.
Duke folur për mosmarrëveshjet mes Wilderit dhe Breland, Hearn u shpreh:
”Shkoni dëgjoni intervistën e Wilderit mbrëmë. Ai totalisht e ka humbur mendjen, totalisht e ka humbur.
”Kur filloni të flisni për veten në vetën e tretë, ‘mbretër, më lërni t’iu tregoj çka bëjnë mbretërit.’ Çka je duke folur? Mbretër? ‘Po mbretër, sepse unë jam mbret.’
”Ti nuk je mbret. Ti u mposhte. Ti mund të bëhesh mbret, por nuk je për momentin.” /Periskopi.com/