‘Absolutisht neveritëse’ – Moyes po akuzohet se ‘shkatërroi’ tinejxherin pasi e inkuadroi, pastaj e largoi nga loja Odubekon
West Hami u largua nga FA Cup të martën mbrëma.
David Moyes inkuadroi një 11-she të fortë për ndeshjen në ‘Old Trafford’, transmeton Periskopi.
Por ‘Çekanët’ krijuan shumë pak dhe eventualisht u mposhtën 1-0.
Duhet cekur se Moyes ishte pa lojtarin kryesor të sulmit, Michail Antonio.
Andriy Yarmolenko u inkuadrua si sulmues, por u zëvendësua pas 54 minutave.
18-vjeçari Ademipo Odubeko u inkuadrua në vend të tij, por dështoi të kishte impakt.
Pavarësisht se West Hami ishte në kërkim të golit dhe Odubeko ishte sulmuesi i vetëm i natyrshëm, Moyes vendosi ta largonte kur kishin mbetur edhe tetë minuta në vazhedime.
Ky vendim është kritikuar rëndë nga prezantuesi i ‘talkSPORT’, Andy Goldstein.
”Duhet të flas për David Moyesin,” tha Goldstein.
”Djaloshi i ri Odubeko, vetëm 18-vjeçar, u inkuadrua në vend të Yarmolenkos pas 54 minutave. Ai u largua pastaj 58 minuta më vonë.
”Mendoj se kjo është neveritëse. Mendoj se është absolutisht e tmerrshme.
”Mund ta imagjinoj David Moyesin që di aq punë të kuptojë nëse një lojtar është i mirë sa duhet për ta inkuadruar.
”Dhe nuk besoj për asnjë moment se pas 58 minutave, ai shikoi lojtarin dhe mendoi ‘oh, në fakt, nuk e dija, ai nuk është aq i mirë’.
Video: Watch the incredibly harsh moment as former Man United kid Odubeko is the sub who’s subbed on his Old Trafford return for West Ham#MUNWHU pic.twitter.com/SQjzAqNM0Z
— Afriupdate News (@Afriupdatecom) February 9, 2021
”Mendoj se kjo është absolutisht neveritëse. Lëre djaloshin të luajë, largoje dikë tjetër, largoje Noble. Mendoj se ishte absolutisht neveritëse nga David Moyesi. Mund ta shkatërrosh të riun, mund ta thyesh.
”58 minuta në një ndeshje të Kupës, si sulmuesi i vetëm në skuadër, çka pret nga ai? Hat-trick?
”Mendoj se është absolutisht neveritëse. David Moyes duhet ta ketë ditur saktësisht çfarë lloj lojtari ka, para se ta zëvendësonte.” /Periskopi.com/