David Moyes zëvendësoi Ademipo Odubekon pasi e inkuadroi në minutën e 54-t mbrëmë

David Moyes zëvendësoi Ademipo Odubekon pasi e inkuadroi në minutën e 54-t mbrëmë

West Hami thjesht nuk mundi të gjente rrugën për të shënuar, derisa u mposht eventualisht 1-0 nga Manchester Unitedi në ‘Old Trafford’.

Pati mjaft raste brenda 90 minutave, teksa Scott McTominay shënoi golin e vetëm të ndeshjes, transmeton Periskopi.

Pavarësisht humbjes, David Moyes ka bërë një punë të jashtëzakonshme te ëest Hami këtë sezon, teksa skuadra renditet në vendin e pestë, vetëm një pikë larg vendit të katërt, Liverpoolit.

Fakti se ai ka pasur progres në mungesë të sulmuesve kualitativ, e bën edhe më impresive arritjen e tij.

Mirëpo, ai mori një vendim që ngriti shumë vetulla të martën mbrëma.

Pasi kishte inkuadruar Ademipo Odubekon në vend të Andriy Yarmolenkos në minutën e 54-t, u duk se 18-vjeçari do të kishte një natë të veçantë.

p1eu4ha2bt4a0isiqa817i71bsej.jpg

Mirëpo, ai do ta kujtojë këtë natë për tërë arsyet e gabuara, teksa u zëvendësua në minutën e 112-të.

Për t’i dalë në mbrojtje Moyesit, ai inkuadroi Manuel Lanzinin – i cili shënoi një gol sensacional të vonshëm në barazimin 3-3 me Tottenhamin më herët këtë sezon – me shumë gjasë duke shpresuar për një moment të ngjashëm inspirimi.

Kjo nuk ndodhi, por ndërkohë, Odubeko u duk i shqetësuar në bankë. /Periskopi.com/

 

Shpërndaje në: