Neymar “çmendet” për vajzën napolitane, zbulohen përpjekjet e brazilianit për t’i rrëmbyer zemrën
A do të jetë e dashura e radhës e Neymar italiane? Ndoshta. Sipas asaj që shkruhet në numrin e fundit të revistës Chi, kampioni i Paris Saint-Germain duket se ka rënë në dashuri me Chiara Nasti, sipërmarëse në profesion dhe pjesë e emisionit “Ishulli i famshëm”.
Nuk ka një foto të Nasti-t që nuk ka një like të Neymar-it. Ai po bën gjithçka për ta bindur vajzën dhe për ta takuar, por për momentin ajo nuk dorëzohet”, thotë revista e drejtuar nga Alfonso Signorini.
Nuk do të ishte hera e parë që një futbollist dashurohet me Chiaran: në të kaluarën sentimentale të Nasti-t ekziston në fakt një lidhje e shkurtër me gjermanin Niklas Dorsch. Jo vetëm kaq: Motra e Chiara, është fejuar për me futbollistin Kevin Bonifazi