Lajm tragjik për mbrojtësin e Bayern Munchen: Vetëm 25 vjeç, ish-partnerja e tij gjendet pa shenja jete
Lajme tragjik për mbrojtësin e Bayern Munchen Jerome Boateng: ish-partnerja e tij Kasia Lenhardt u gjet e vdekur në apartamentin e saj në Berlin.
Trupi i vajzës, e cila ishte vetëm 25 vjeç, u gjet e pajetë nga policia. Të dy u ndanë në 2 Shkurt, ndërsa lojtari përdori rrjetin e tij social Instagram për të bërë publike ndarjen e tyre:”Siç dihet, unë i kam dhënë fund marrëdhënies me Kasia Lenhardt.
Nga tani e tutje ne do të ndjekim rrugët tona. I kërkoj falje të gjithëve që lëndova sidomos ish-bashkëshorten time Rebecca dhe fëmijët tanë.
Edhe unë jam i zhgënjyer nga vetja. Një burrë duhet të marrë përgjegjësinë dhe të veprojë në interes të familjes së tij dhe unë po e bëj tani. Kasias i uroj më të mirën. Jerome Boateng ”.
Kasia Lenhardt u bë e famshme në 2012 pas pjesëmarrjes së saj në shfaqjen televizive të Gjermanisë Next Top Model.
Për të konfirmuar lajmin tragjik të vdekjes ishte kolegia modelja Sara Kulka, e cila në Instagram komentoi: “U prefsh në paqe. Ishe një person i mrekullueshëm, më mungon shumë dhe do kisha dashur të të thosha lamtumirë”.