E dhimbshme: Jurgen Klopp i vdes nëna, i ndalohet të shkojë në varrim
Sipas raportimeve të medieve gjermane, nëna e Jurgen Klopp, Elizabeth Klopp ka ndërruar jetë, përcjell Periskopi.
Siç duket, ish- trajneri i Borussia Dortmundit nuk do të mund të shkojë në varrim të nënës, kjo për arsye se funerali i saj mbahet në Gjermani dhe për shkak të pandemisë nuk lejohen hyrjet nga Anglia.
“Fakti që nuk mund të jem në varrim është për shkak të këtyre kohërave të tmerrshme, por posa të lejojnë rrethanat, ne do të bëjmë një përkujtim të mrekullueshëm që është i përshtatshëm për të”, u shpreh Klopp.
Thuhet se Klopp e kishe vizituar nënë e tij për herë të fundit në ditëlindjen e saj të 80’të. /Periskopi