Nesër zhvilliohen katër ndeshjet e radhës në kuadër të fazës 1/8 të Kupës së Kosovës
Sot u zhvilluan tri ndeshjet e para të fazës 1/8 të finales së Kupës së Kosovës në futboll.
FC Prishtina eliminoi Dritën 1:0 pas vazhdimeve, Llapi fitoi ndaj Ballkanit pas ekzekutimit të penalltive (4:3), ndërkaq Drenica demoloi Ulpianën me rezultat 4:0 për të kaluar tutje.
Në mesditën e nesërme do të zhvillohen edhe katër ndeshjet tjera të kësaj faze.
Arbëria është nikoqire e Feronikelit në Ferizaj, Trepça ’89 sfidon Ferizajn në shtëpi, A&N luan përballë Flamurtarit, kurse Istogu e pret Gjilanin.
Katër ndeshjet në fjalë zhvillohen nga ora 13:00.