“Meritoja respekt, PSG nuk më ofroi as 1 euro, njësoj u sollën me Cavanin”

“Meritoja respekt, PSG nuk më ofroi as 1 euro, njësoj u sollën me Cavanin”

Thiago Silva u largua nga PSG verën e kaluar dhe zgjodhi Chelsea për të vazhduar karrierën. Braziliani është përshtatur shumë mirë në Premier League dhe së shpejti do të firmosë rinovimin me “Blutë e Londrës”, me të cilët do të luajë deri në verën e vitit 2022.

Rinovim që nuk erdhi nga kampionët e Francës, aty ku mbrojtësi 36-vjeçar kaloi plot 8 sezone. Braziliani i është rikthyer momenteve të verës së kaluar në një prononcim për Four Four Two, duke zbuluar se çfarë nuk i pëlqeu nga drejtuesit e klubit francez.

PSG nuk më ofroi asgjë. Ata nuk më thanë as: Thiago, a pranon të luash me ne me 1 euro? Absolutisht asgjë. Unë meritoja më shumë respekt. E njëjta gjë ndodhi edhe me Edinson Cavanin“, deklaroi ish-kapiteni i PSG-së.

Shpërndaje në: