Detaje të reja për vdekjen e Kobe Bryant

Detaje të reja për vdekjen e Kobe Bryant

Hetuesit e sigurisë thanë të martën se piloti fluturoi përmes reve vitin e kaluar duke bërë shkelje të dukshme të standardeve federale dhe me gjasë u çorientua pak para se helikopteri të rrëzohej, duke lënë të vdekur yllin e basketbollit Kobe Bryant, vajzën e tij dhe shtatë të tjerë.

Piloti Ara Zobayan po fluturonte jashtë rregullave të fluturimit, që do të thotë se ai duket se nuk ishte në gjendje të shihte se ku po shkonte, ka thënë Robert Sumwalt, kryetari i Bordit Kombëtar të Sigurisë së Transportit (NTSB), gjatë një seance për të specifikuar shkakun ose shkaqet e mundshme të përplasjes.

Zobayan u rrëzua me helikopterin Sikorsky S-76 në kodrat jugore të Kalifornisë, duke vrarë të gjithë në bord, pasi nuk e kishte pamjen e duhur nga shkaku i reve.

Helikopteri nuk i kishte të ashtuquajturat pajisje regjistrimi, “kuti të zezë”.

Gruaja e Bryant fajësoi pilotin. Ajo dhe të afërmit e viktimave të tjerë gjithashtu fajësuan kompaninë që zotëronte helikopterin.

Seanca dëgjimore e NTSB u përqendrua në shkakun e mundshëm ose shkaqet e tragjedisë.

“Unë mendoj se e gjithë bota po shikon sepse është Kobe”, ka thënë Ed Coleman, një profesor i Universitetit Aeronautik të Embry-Riddle dhe ekspert i shkencës së sigurisë së avionëve.

Bryant, vajza e tij 13-vjeçare, Gianna dhe gjashtë pasagjerë të tjerë po fluturonin nga Orange County në një turne basketbolli për të rinjtë në Akademinë e tij Sportive Mamba në Qarkun Ventura në 26 janar 2020 kur helikopteri hasi mjegull në veri të Los Anxhelos.

Helikopteri Sikorsky S-76 u rrëzua, duke vrarë të nëntë personat në bord me flakët që përfshinin vendin.

Shpërndaje në: