Trincao i bën vetës një dhuratë të veçantë, goli i parë me Barcelonën i barabartë me një Lambo

Trincao i bën vetës një dhuratë të veçantë, goli i parë me Barcelonën i barabartë me një Lambo

Francisco Trincao shënoi golin e tij të parë me fanellën e Barcelonën. Gol që i dha ekipit të tij fitoren kundër Real Betisit dhe ai festoi suksesin duke blerë një makinë të re.

Anësori portugez e shpërbleu veten me një Lamborghini Huracan EVO me vlerë mbi 250,000 euro dhe me 640 kuajfuqi.

Ish-ylli i Bragas pozoi për një foto me makinën e tij në faqen e Instagram të JM Automocion.

Makina e re e Trincao mund të shkojë nga zero në 100 km / orë për nën tre sekonda dhe është një model shumë ekskluziv, me vetëm nëntë të shitura në të gjithë Spanjën vitin e kaluar.

Shpërndaje në: