Dikur e kishte nën urdhërat e tij: Koeman flet për Ibrahimovicin
Timonieri i Barcelonës, Ronald Koeman ka folur për formën e sulmuesit suedez, Zlatan Ibrahimovic, përcjell Periskopi.
Koeman ka thënë se suedezi i meriton të gjitha.
“Kam punuar me të kur ishte 19 ose 20 vjeç. Ju mund t’i shihni cilësitë e tij, e ka provuar se është një nga sulmuesit më të mirë dhe pavarësisht moshës së tij, mbetet një lojtar shumë i mirë. Nga mentaliteti, është fitues, kjo e bën vendimtar. Ajo që ka bërë ndër vite, është e mrekullueshme. Ka fituar thuajse gjithçka, meriton gjithçka nga ana ime” – tha ai.
Kujtojmë se, Zlatan Ibrahimovicin ka qenë nën urdhërat e Koeman kur të dy ishin pjesë e klubit holandez, Ajaxit. /Periskopi