Suarez thyen rekordin e Ronaldos, vazhdon forma e jashtëzakonshme e tij tek Atletico Madridi
Luis Suarez vazhdoi me startin e jashtëzakonshëm tek Atletico Madridi, duke shënuar dy gola të hënën.
Ai gjithashtu theu një rekord të Cristiano Ronaldos, transmeton Periskopi.
Sulmuesi uruguaian, i cili së fundmi festoi ditëlindjen e 34-t, fillimisht barazoi rezultatin 1-1, para se të kalonte në epërsi Atletin në minutën e 50-të.
Facundo Ferreyra realizoi një gol të vonshëm të barazimit për Celta Vigon në ‘ëanda Metropolitano,’ por Atletico mbetet tetë pikë përpara Barcelonës dhe Real Madridit, me këto dy të fundit që kanë një ndeshje më shumë të luajtur.
Skuadra e Diego Simenones është favoriti kryesor për ta fituar titullin në La Liga, pas startit brilant të sezonit aktual.
Dhe Suarez, transferimi i verës nga Barcelona, ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për ‘Rojiblancos’.
Sulmuesi veteran aktualisht udhëheq në listën e top golashënuesve në La Liga, pasi shënoi 16 gola në 17 ndeshje në ligë.
HIGHLIGHTS | Two goals from @LuisSuarez9 not enough for the leaders against @RCCeltaEN. ?
? #AtletiCelta pic.twitter.com/8XeaaNOD3m
— LaLiga English (@LaLigaEN) February 8, 2021
Sipas ‘Opta’, Suarez u shndrrua në lojtarin më të shpejtë që ka arritur në kuotën e 16 golave për një skuadër në La Liga në shekullin XXI, duke thyer rekordin e mëhershëm të Cristiano Ronaldos, të cilin e kishte vënë në sezonin 2009/10.
Kjo është një statistikë e jashtëzakonshme. Gjithashtu e bën të duket vendimin e Ronald Koemanit për ta larguar atë, edhe më qesharak. /Periskopi.com/