Performanca për të cilën shpenzoi $7 milionë: Si reagoi interneti për The Weeknd në Super Bowl
Kur lojëtarët boshatisën fushën, ishte radha e The Weeknd të merrte gjithë vëmendjen e njerëzve në Super Bowl. Performanca e tij zgjati rreth 13 minuta dhe gjatë kësaj kohe brenda saj kishte: një kor gjigand, qindra kërcimtarë, violinistë, fishëkzjarrë dhe fytyra të fashuara.
E vetmja gjë që mungonin ishin të ftuarit dhe një pagë për këngëtarin, pasi thuhet se The Weeknd nuk është paguar asnjë qindarkë për performancën e tij në një event kaq të rëndësishëm sa Super Bowl.
Përveç kësaj, menaxheri i tij tha se ka kontribuar me $7 milionë vetëm që kjo performancë të ishte në nivelin e duhur! Siç pritej, shfaqja pati reagime nga më të ndryshme dhe në rrjetet sociale. Sipas të dhënave të para, pati rreth 534,225 statuse në Tëitter gjatë kohës së shfaqjes ku 11% e tyre shprehën gëzim, ndërsa 7% mbetën të surprizuar.
Si iu duk njerëzve në Twitter performanca e The Weeknd?
1.
Disave iu duk sikur po shihnin prindërit në kamerën e WhatsApp-it.
2.
3.
4.
S’kishte si të mos përfshihej pandemia dhe maska mes komenteve
5.
6.
7.
Dikush tjetër duhet t’i kujtonte që “The Weeknd” mbaroi dhe duhet të kthehemi në punë.