Pse duhet ta hapni dritaren gjatë natës
Hapja e dritares në dhomën tuaj të gjumit gjatë natës për të lejuar hyrjen e ajrit të pastër është zgjidhja më e mirë për të parandaluar obezitetin dhe tipin 2 të diabetit.
Të paktën kështu sugjerojnë profesorët e endorkinologjisë në Universitetin e Oxford-it. Ata besojnë se ka mjaftueshëm prova për të besuar se trupi pak më i ftohtë se normalisht mund të ketë shumë përfitime për shëndetin.
Përtej kësaj ka shkencëtarët besojnë se ka një lidhje mes ngrohjes globale dhe diabetit.
“Ka prova bindëse se ftohja e trupit me disa gradë më pak mund të përmirësojë ose të reduktojë diabetin. Jeta në një ambient të freskët rrit ndjeshmërinë e insulinës dhe largon diabetin.” Jo më kot rekomandohet që temperaturat në mjedisin ku jeton të jenë më të ulëta, kjo sepse kur kemi ftohtë, humbasim kalori, ndaj kjo është një zgjidhje e mirë për të parandaluar edhe obezitetin.