7 gabime që mund të jeni duke bërë me aplikimin e rimelit, pa e kuptuar!
#1 –Kur e aplikoni rimelin në majat e qerpikëve në fillim, duhet të shihni lart për ta aplikuar edhe në fundet/rrënjët e qerpikut, gjë që mund të shkaktojë njolla në qepallat e syrit, pasi rimeli është ende i lagur.
Pra, për të evituar këtë, më mirë aplikojeni nga rrënja-lart.
#2 – Në momentin që nxirrni rimelin, mos e fërkoni në “shishe”, duke e futur dhe duke e nxjerrë disa herë. Kjo do të thajë bojën, duke dëmtuar rimelin dhe duke bërë që qerpikët të mos duken mirë.
#3 – Mos përdorni kthyes-qerpikësh pas aplikimit të rimelit. Duhet ta pëdorni gjithmonë në qerpikë të pastër dhe pa rimel. Përndryshe, rrezikoni t’i humbisni qerpikët.
#4 – Mos aplikoni rimel vetëm në fund të qerpikëve. E gjithë pesha do shkojë aty dhe për pasojë, volumi do bjerë. Vendosni rimel në çdo zonë.
#5 – Një gabim i zakonshëm është shpërndarja e rimelit tuaj personal me mikeshat. Kjo është një nga mënyrat më të lehta për përhapjen e mikrobeve dhe mund të çojë në kruarje deri në infeksion të syve.
#6 – Mënyra e aplikimit është gjithashtu e rëndësishme. Ju nuk duhet ta aplikoni vetëm nga poshtë-lart, por edhe ta lëvizni furçën e rimelit nga një anë në tjetrën, në mënyrë që të mos ketë fije të bashkuara dhe qerpikët tuaj të duken më të trashë dhe më të gjatë.
#7 – Mos mbani të njëjtin rimel për shumë gjatë. Pas 3-6 muajsh, rimeli duhet zëvëndësuar me një të ri.