Mos e ngacmoni më fytyrën pa ditur ndryshimin mes fijeve dhjamore dhe pikave të zeza

Mos e ngacmoni më fytyrën pa ditur ndryshimin mes fijeve dhjamore dhe pikave të zeza

Ato që ngjajnë si pikat e zeza, por vijnë si me majë dhe ngjajnë si fije, në fakt nuk janë pika të zeza. Fijet dhjamore janë po aq të urryeshme sa pikat e zeza, vetëm se në ndryshim prej tyre, nuk u shpëton dot sepse janë praktikisht fije floku.

Pikat e zeza janë thjesht pore të bllokuara, të cilat mund të zhbllokohen duke përdorur një skrab për të pastruar lëkurën nga lëkurat e vdekura dhe papastërtitë. Kurse fijet dhjamore, janë qime të mirëfillta, të shëndetshme, të rrethuara nga qeliza të vdekura.

Ato nuk mund t’i heqësh. Mundesh vetëm t’i pastrosh me një lloj piskatoreje të posaçme. Mos provoni t’i shtrydhni dhe mbani në mend se janë diçka krejtësisht normale.

Meqë jemi tek pikat e zeza, e dimë që doni të shpëtoni sa më parë prej tyre, prandaj më poshtë po ju prezantojmë me disa metoda që funksionojnë.

Ndër me të përdorurat është maska me sodë dhe limon, e cila këshillohet të aplikohet pas dushit për më shumë efekt. Ju duhet të përzieni një lugë sodë buke dhe një lugë lëng të freskët limoni. E mbani si zakonisht 15-20 minuta maksimumi dhe e pastroni me ujë të vakët.

Një mënyrë tjetër është edhe përdorimi i të bardhës së vezës. Kjo është teknikë që kërkon pak kohë dhe durim, por rezultati është i padiskutueshëm.

Burimi: Pop Sugar

Shpërndaje në: