Le të përgatitemi për muajin e dashurisë; Venusi “përqafon Ujorin” dhe ja ç’sjell kjo për secilën shenjë

Le të përgatitemi për muajin e dashurisë; Venusi “përqafon Ujorin” dhe ja ç’sjell kjo për secilën shenjë

Pothuajse njëherë në vit, Venusi përqafon shenjën e Ujorit, një pjesë të qiellit që ky planet e ka prekur mbrëmjen e 1 Shkurtit dhe do të rrijë aty deri më datën 25. Venusi është një planet i rëndësishëm, sidomos për gratë: flet për mëyrën se si e jetojnë ato feminilitetin e tyre, si e shprehin joshjen, forcën e tyre delikate.

Kështu, Venusi në Ujor tenton të shprehë një farë pavarësie në dashuri, një feminilitet inteligjent, aq sa dikush mund ta konsiderojë ndryshe si ekstravagant. Këtë herë, Venusi bashkohet me shumë planete të tjerë që janë tashmë në Ujor, duke shfaqur një diplomaci të re, ideale të larta dhe një dëshirë për ta bërë gjithçka më inteligjente dhe funksionale.

Të puthur nga ndryshimi i pozicionit të Venusit do të jenë mbi të gjitha Ujori, Binjakët, Peshorja dhe shigjetari sepse do të perceptojnë menjëherë të bukurën dhe harmoninë në të përditshmen e tyre. Një planet që do t’ju pëlqejë shumë edhe nëse jeni Dash ose Gaforre, sepse ekni mundësinë të përmirësoni mënyrën se si i jetoni marrëdhëniet tuaja.

Më shumë sfida paraqiten për Demin, Luanin dhe Akrepin, shenja që duhet të shpikin një mënyrë të re për t’i jetuar gjërat bukur në jetën e tyre. Për Peshqit dhe Virgjëreshën fillon një periudhë pauze nga impenjimet dhe programet, për Bricjapin prioritet do të jetë konkretizimi i rezultateve të punës.

Shpërndaje në: