Ç’është endometrioza, sëmundja për të cilën gratë nuk flasin

Ç’është endometrioza, sëmundja për të cilën gratë nuk flasin

Ndonëse është një çrregullim që prek rreth (+/-) 176 milion femra në mbarë botën gjatë moshës riprodhuese, të paktë janë ata që e dinë se çfarë është endometrioza. E shpjeguar thjeshtë, endometrioza ka të bëjë me rritjen e indeve jashtë mirtrës, të cilat në fakt duhet të zhvillohen brenda saj. Në shumicën e rasteve, kjo rritje ndodh mbi dhe rreth organeve në kavitetin pelvik dhe këto inde funksionojnë po ashtu siç do të funksiononin brenda në mitër: rriten, trashen dhe tentojnë të bien gjatë ciklit menstrual.

Në rastin e prekjes nga endometrioza, këto inde nuk kanë mundësi të largohen nga trupi dhe mund të shkaktojnë dhembjen të shumta e madje edhe ndërlikime të tjera, përfshirë infertilitetin. Endometrioza mund të shfaqet që në ciklin e parë menstrual, gjë që mund ta bëjë personin e prekur të mendojë se niveli aq i lartë i dhembjes, është diçka normale. Një tjetër arsye përse një person mund të mos i identifikojë simptomat e endometriozës, është sepse ato janë ciklike, pra ndodhin në të njëjtën kohë me ciklin menstrual. Mungesa e diskutimit për këtë çështje dhe turpi, bëjnë që shpesh personat që vuajnë nga kjo gjë të mos diagnostikohen kurrë, duke e vështirësuar së tepërmi jetën e tyre.

Simptomat

Simptomat e endometriozës shpesh shfaqen para moshës 30-vjeçare dhe mund të përfshijnë shkarkime të mëdha menstruale, ngërçe të dhembshme menstruale, dhembje gjatë ose pas seksit, dhembje gjatë kryerjes së nevojave personale, dhembje të barkut ose të fundshpinës si edhe vështirësi për të mbetur shtatzënë. Përjetimi i këtyre simptomave është shenjë se duhet të kryeni një vizitë mjekësore.

Endometrioza ka gjithsej 4 faza:

1. Mnimalen

2. Mesataren

3. Faza e moderuar

4. Faza e rëndë

Janë faktorë të ndryshëm ata që përcaktojnë stadin e çrregullimt. Gratë të të gjitha moshave janë të rrezikuara nga kjo sëmundje, por mosha 25-40 vjeç është zakonisht më e prekura. Simptomat e para nisin në periudhën e pubertetit. Historiku i familjes duhet marrë gjithashtu në konsideratë, pasi nëse dikush në familjen tuaj ka vuajtur nga kjo sëmundje ka më shumë shanse të prekeni.

Burimi: Health.com

Shpërndaje në: