A është keq për juve nëse shikoni filma pornografik?

A është keq për juve nëse shikoni filma pornografik?

Një nga pyetjet më të shpeshta në internet është rreth filmave pornografik, dhe shpeshherë është pyetja se a do të arrestohen nëse kanë shikuar filma të tillë.

Disa kanë ngarkesë morale drejt tyre, disa kanë arsye të tjera, por çfarëdo qoftë, nuk është keq ose gabim moral nëse shikoni filma pornografik.

Nuk është ilegale për një adoleshent të shikoj filma pornografik, është ilegale nëse një i rritur i tregon një të mituri pornografi, dhe nëse përmbajtja pornografike përfshinë të mitur.

Për një adoleshent apo të rritur, ky lloj i filmave janë një mënyrë e mirë për të eksploruar seksualitetin e tyre, mirëpo duhet të shmanget varësia prej tyre.

Si prej çdo gjë tjetër, ju mund të bëheni të varur nga filmat pornografik, dhe këtë mund ta vëreni nëse ata fillojnë të ndërhyjnë me jetën tuaj normale.

Një prej problemeve kryesore është se shumë persona e përdorin si edukim seksual pornografinë, dhe ajo nuk mund të zëvendësoj atë që shkolla apo familja duhet të iu mësojnë.

Është njësoj si të shikosh “Fast and Furious” dhe të mendoni se do të mësoni të vozisni. Ata nuk janë realistik dhe janë të bazuar zakonisht në fantazitë e njerëzve.

Nëse pornografia po ndërhynë me punën, shkollën, miqtë, familjen, lidhjen apo hobit tuaj, atëherë është koha që ta merrni më shtruar.

Në botën e sotshme, thuajse çdo adoleshent ka kërkuar filma pornografik të paktën një herë deri më tani. Po ashtu edhe të rriturit.

Nuk është një përgjegjësi morale që ju duhet të ndjeni, është shumë normale që të përdorni këta filma për të eksploruar veten seksualisht.

Shpërndaje në: