Maskë për flokë të dendur dhe të bukur
Fjala është për metodën plotësisht natyrale për rritje të flokëve. Ia vlen të provohet.
Procedurën përsëriteni vetëm një apo dy herë në javë, gjatë dy muajve, transmeton Telegrafi.
Përbërësit e nevojshëm:
- Dy lugë supe vaj ricini,
2. Një të verdhë të vezës,
3. Një lugë supe mjaltë.
Përgatitja:
Përzieni të gjithë përbërësit e përmendur më sipër. Tundni me lugë.
Masën e përftuar më parë vendoseni në skaje të flokëve, kurse pjesën tjetër pastaj lyeni në tërë flokët.
Mblidhni flokët në gërshet dhe vendosni kapelën e dushit (mund të shërbejë edhe qesja).
Mbani ashtu maskën në kokë 2 deri 4 orë. Lani me shampon apo regjenerator.
Procedurën përsëriten një deri në dy herë në javë gjatë dy muajve. /Telegrafi/