Si duhet ta pini ujin, nëse doni të bini shpejt në peshë
Çdo ditë dëgjoni sesa e rëndësishme është të pish ujë, jo vetëm për të patur një metabolizëm të shëndetshëm, por gjithashtu për një rënie më të shpejtë nga pesha.
A na ndihmon vërtetë uji në heqjen e kilogramëve të tepërt? Përgjigja e shkurtër është po.
Konsumimi i ujit ndihmon në nxitjen e metabolizmin, pastron trupin nga toksinat dhe vepron si një largues oreksi. Gjithashtu, duke pirë më shumë ujë ju ndihmoni trupin tuaj të ndalojë mbajtjen e lëngjeve duke bërë që të largojë ato kilogramë shtesë të cilat në fakt janë vetëm ujë.
Pra, çfarë mund të bëni për tu siguruar që jeni duke pirë 8-10 gotat e rekomanduara të ujit në ditë, për t’u hidratuar dhe stimuluar humbjen e peshës?
1
Pini ujë para se të filloni të hani vaktin tuaj.
2
Zëvendësoni lëngjet e bombarduara me kalori, me ujë.
3
Sigurohuni që uji të jetë i ftohtë jo në temperaturë ambjenti. Uji me akull sipas ekspertëve nxit metabolizmin tuaj të “punojë” më fort për ta ngrohur atë në temperaturën e trupit. Kjo përkthehet më vonë në humbje peshe.
4
Shkoni në palestër.
5
Sigurohuni që pini mjaftueshëm. Në kushte normale pini 8 gota ujë, por nëse bëni ushtrime duhet ta rrisni këtë masë.