Hiqni puçrrat brenda nate vetëm me aspirinë
Sidoqoftë, rastet nuk janë të rralla ku tretmanet e shtrenjta nuk e zgjidhin këtë problem, transmeton Telegrafi.
Por, fatmirësisht ekziston një mënyrë natyrale përmes së cilës mund t’i hiqni puçrrat brenda nate, e që nuk kushton asgjë.
Fjala është për metodën me aspirinë.
Përgatitni një pastë me tableta të shtrydhura të aspirinës dhe me ca pika ujë. Pastën e aplikojeni në zonën e infektuar dhe e lini ashtu për disa minuta.
Pas disa minutave e pastroni fytyrën, ose, nëse dëshironi rezultate më të mira, mbajeni pastën tërë natën.
Aspirina ka veti antipezmatuese dhe ekspertët thonë se mund t’i heqë puçrrat. /Telegrafi/