Trupit të njeriut i shtohet një tjetër organ
Organi i ri është në fakt vetëm një shirit indi, që fillon nga pankreasi dhe vazhdon përmes zorrëve dhe mbështjell këto organe jetësore për t’i mbajtur fort e për t’i ndihmuar të ruajnë strukturën e tyre. “Mesentery” përbëhet nga një mbështjellje peritoneumi, një lloj indi që gjendet në zgavrën e barkut.
Sipas Sience Alert, organi i ri është pjesë e sistemit tonë tretës dhe më parë mendohej se ishte më i vogël nga sa është zbuluar tani.
“Mund të themi me bindje se tashmë kemi një organ të ri në trupin tonë, i cili nuk ka qenë i pranuar si i tillë më parë. Përshkrimi anatomik i tij, i bërë rreth 100 vite më parë, nuk është i saktë. Ky është një organ i fragmentuar dhe kompleks. Bëhet fjalë për një strukturë të vazhdueshme”- thonë shkencëtarët.
“Mesentery” konsiderohet organ pasi pëmbush kriteret për të patur një status të tillë: është i vazhdueshëm, dhe siguron funksion jetësor në anatonominë tonë.
“Pa të nuk mund të jetoni,” thotë J.Calvin Coffey, shkencëtar nga Spitali i Universitetit Limerick , – “Nuk ka shembuj të raportuar të një Homo sapien-i që jeton pa një mesentery”.