Pastrimi i veshëve mund t’ju shurdhojë

Pastrimi i veshëve mund t’ju shurdhojë

Por pastrimi manual i dyllit të veshëve mund të dëmtojë dëgjimin tuaj, sipas ekspertëve në SHBA.

Studies nga Akademia Amerikane e Otokalingologjisë theksuan këtë të martë se nëse fusni instrumente të huaja në kanalin e veshit si, kunja pambuku, mund të shkaktojë një sërë problemesh në dëgjim dhe në fakt rrit prodhimin e “cerumen-it” (dyllit në vesh).

Pastrimi manual gjithashtu rrit mundësinë e çarjes së daulles së veshit, duke zhvendosur kocka delikate e duke shkaktuar infeksion.

Për më tepër, ekziston një rrezik i shtuar i impaksionit, që bllokon kanalin e veshuit dhe çon në dhimbje, krruarje, ndenjë plotësie, tinguj kumbues te veshët, humbje dëgjimi si dhe aromë të pakëndshme.

“Çdo gjë që hyn në vesh mund të shkaktojë dëmtime në daullen dhe kanalin e veshit, të përkohshme dhe të përhershme,” tha Dr.Seth Schwarts.

 

Shpërndaje në: