Moderatorja: Meshkujt shqiptarë janë injorantë dhe agresivë ndaj femrave, këto specie s’meritojnë fëmijë

Moderatorja: Meshkujt shqiptarë janë injorantë dhe agresivë ndaj femrave, këto specie s’meritojnë fëmijë

Moderatorja Einxhel Shkira shkruan se shumica e meshkujve shqiptarë janë injorantë dhe agresivë ndaj femrave, pasi sipas saj, i shqetëson vetëbesimi dhe dashuria e tyre për veten.

Einxhel Shkira theksoi se meshkujt nuk janë të aftë të dashurojnë se nuk i lë egoja e të qenurit “burrë”, duke shtuar se “këto specie ekspozohen si shembuj për fëmijët”.

“Gjithnjë e më shumë bindem që meshkujt shqiptarë (jo të gjithë mbase) por shumica janë fodulla, janë injorantë, agresivë dhe prepotent ndaj femrës.

Më e keqja është që këtë e shfaqin jo vetëm ndaj femrës në përgjithësi por edhe ndaj asaj që pëlqejnë, që e duan, që e kanë dashur, grua apo më keq akoma dhe nënën e fëmijëve!

Përpiqen ta nënshtrojnë sepse i shqetëson vetëbesimi i tyre, dashuria për veten e saj dhe sidomos kur gjërat nuk janë si i do ai, atëherë nxjerrin fytyrën më të keqe të tyre duke të përçmuar.

Femrat nuk bëhen për vete me fodullëk por e qartë që shumica nuk janë të aftë të dashurojnë se nuk i lë ego e të qenurit “burri”.

S’di në fakt a e kanë të qartë kuptimin e fjalë burrë?! Uroj të mos e ngatërrojnë me atë të fjalës, Zot. E trishtë që këto specie janë të ekspozuar si shembuj edhe për fëmijët,”– shkruan ajo.

Shpërndaje në: