‘Hëna e plotë e Ujkut’: Pse quhet kështu dhe në ç’natë të janarit do shfaqet
Mbrëmjen e së enjtes, më 28 janar 2021 do të shfaqet “Hëna e Ujkut”.
Ky emër në fakt nuk është vetëm emri i hënës në atë mbrëmje, por i gjithë ciklit që ajo kalon. Emri i saj është përdorur në shumë vende në Amerikë dhe Europë.
Mendohet se hëna e plotë e janarit u bë e njohur si “Hëna e Ujkut” sepse ujqërit ulërinin shumë më tepër gjatë asaj kohe.
Tradicionalisht, besohej se ujqërit ulërinin për shkak të urisë gjatë dimrit, por sot dihet më shumë se aq.
Ulërimat dhe zërat e tjerë të ujkut zakonisht përdoren për të përcaktuar territorin, për të gjetur anëtarët e tufës, për të forcuar lidhjet shoqërore dhe për të koordinuar gjuetinë.
Emrat alternativë të hënës së janarit janë “Hëna Qëndrore”, emër i cili i referohet idesë që kjo hënë shënon përafërsisht mesin e sezonit të dimrit dhe emra të tjerë përfshijnë: “Hënë e Ftohtë”, “Hënë e Ngrirë”, “Hënë e Rëndë” etj.
Burimi: The Old Farmer’s Almanac