Pse është kaq e vështirë për ne të mbajmë mend se çfarë ka ndodhur deri në moshën 4-vjeçare?

Pse është kaq e vështirë për ne të mbajmë mend se çfarë ka ndodhur deri në moshën 4-vjeçare?

Thonë se personalitetet tona janë formuar në fëmijërinë tonë, por sa ironike është që mezi mbajmë mend ndonjë gjë nga fëmijëria. Ky fenomen ju ndodh të gjithë njerëzve dhe madje ka edhe një term zyrtar-amnezi fëmijërie. Teksa rritemi, ne harrojmë njerëzit, ngjarjet dhe madje edhe vendet që kemi hasur si fëmijë.

Ka ende shumë kërkime aktive mbi këtë temë, por më poshtë mund të lexoni disa informacione vërtet të rëndësishme rreth këtij fenomeni që shpesh mund ta keni çuar ndër mend:

Çfarë është amnezia e fëmijërisë dhe kur ndodh?

Amnezia e fëmijërisë është pamundësia e të rriturve për të kujtuar detajet e ngjarjeve apo edhe ngjarjet e plota që u kanë ndodhur para moshës 4-vjeçare. Disa studiues shkuan edhe me tej dhe zbuluan se fëmijët para moshës 7 vjeç janë në gjendje të kujtojnë 60% ose në shumë të ngjarjeve të së shkuarës së tyre. Ndërsa fëmijët 8 dhe 9 vjeç, mund të kujtojnë deri në 40%. Kjo do të thotë se teksa ne kalojmë në faza të ndryshme të zhvillimit tonë, aq më pak kujtojmë ato që kanë kaluar.

Kujtimet tona janë të lidhura ngushtë me aftësinë tonë për të folur

Një nga teoritë, pse nuk i ruajmë kujtimet tona të fëmijërisë është se nuk mund të komunikonim verbalisht në atë kohë. Kur flasim për një kujtim, ne përdorim fjalë dhe mund ta përshkruajmë atë me shumë detaje. Shumica e foshnjeve nuk fillojnë të flasin para moshës 2 vjeç, kështu që ata thjesht nuk janë në gjendje të krijojnë një kujtesë kohezive.

Prindërit tanë ndryshojnë versionin e historive

Një studim tjetër tregon se prindërit tanë janë në gjendje të ndryshojnë rrëfimin e fëmijërisë sonë. Mendoni për këtë: kur nuk mbani mend diçka ju prireni t’i kërkoni nënës ose babait t’ju ndihmojnë që ta kujtoni. Mirëpo, ata mund të kenë versione të ndryshme të historisë, sepse ashtu e mbajnë mend dhe ata. Kjo gjë juve ju konfuzon akoma edhe më tepër.

Shpërndaje në:
TË NGJASHME
Kurti në Shqipëri për 112-vjetorin e pavarësisë, shihet me Ramën (Pamje)

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka marrë pjesë në ceremoninë e ngritjes së flamurit me…

Abdixhiku: Shqipëria pas tërë këtyre viteve të pavarësisë, është faktor i paqes dhe stabilitetit në rajon

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka uruar të gjithë shqiptarët për 28…

Osmani: 28 Nëntori është simbiozë e tri momenteve historike që e lartësojnë kombin tonë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar shqiptarët për 28 Nëntori. Ajo ka vlerësuar se…

Krasniqi bën homazhe në Prekaz: Festa na sjell emocion, pasi në mesin tonë nuk janë themeluesit e UÇK-së

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, bashkë më zyrtarë të këtij subjekti politik,…

Bajrami tall Kurtin: Sot mban mbledhje ku do të formojë Komisionin për bashkimin kombëtar

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami në festën e 28 nëntorit, ka publikuar…

Dua Lipa uron 28 Nëntorin me vargjet e himnit kombëtar

Artistja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, është ndër figurat e para që ka uruar…

Konjufca me ministrat homazhe në Prekaz, mungon Kurti

Me rastin e 28 Nëntorit, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, dhe kabineti Qeveritar kanë bërë…

Një person gjendet në rrugë në Fushë-Kosovë, vdes pasi dërgohet në QKMF

Një person ka vdekur në Fushë Kosovë gjatë ditës së martë, derisa policia po heton…