Gabimet serioze që bëni sa herë shkoni në tualet!
Mikrobet dhe bakteret sigurisht që kërkojnë vëmendjen tonë, por nuk janë pjesa më shqetësuese e tualetit. Gabimet që bëni gjatë kohës që shkoni në banjë janë, pasi në një mënyrë a një tjetër vënë në rrezik shëndetin tuaj.
Duke marrë në konsideratë faktin që ju shkoni në tualet disa herë në ditë, ju mendoni se në të vërtetë keni në kontroll gjithçka që lidhet me kujdesin ndaj vaginës. Rezulton se ka disa gjëra që mund të shkojnë keq gjatë vizitës suaj në tualet, të cilat mund të rrisin rrezikun e infeksioneve, irritimeve dhe sëmundjeve.
1- Pastrimi i pjesës suaj intime në drejtimin e gabuar
Me siguri disa prej jush e pastrojnë pjesën intime pa i kushtuar vëmendje edhe drejtimit që duhet ndjekur. Pastrojeni gjithmonë duke nisur nga para-pas sepse pastrimi nga pjesa e pasme në të përparmen mund të sjellë bakteret e zorrës së trashë në zonën intime duke rritur kështu shanset e infeksioneve urinare.
2- Pastrimi i tepërt
Kur vjen puna te pastrimi, më pak është më mirë dhe kjo edhe për faktin se ju duhet të përdorni letrën higjenike ditë pas dite. Fshirja e tepërt mund të irritojë zonën perianale dhe të çojë në gërvishtje të vogla të cilat shkaktojnë inflamacione dhe kruarje. Procesi i fshirjes është normal 1-2 herë në ditë, ndërsa më shumë se kaq do të shkaktojë tharjen. Nëse e keni të nevojshme më shumë se kaq atëherë mund t’i zëvendësoni letrat higjenike me ato të lagura që përdoren për fëmijët e vegjël, të cilat nëse përdoren shkaktojnë më pak acarim se ato higjeniket.
3- Përdorimi i tharëseve të ajrit
Një studim i fundit në Britaninë e Madhe tregoi se tharëset e ajrit përhapin 27 herë më shumë mikrobe sesa letrat fshirëse. Zgjidhja më e mirë: Rrëmbeni një letër për të fshirë duart dhe kështu evitoni ekspozimin e tyre ndaj baktereve.
4- Qëndrimi në tualet për një kohë të gjatë
Duke kaluar disa kohë më shumë e ulur në WC për shkak të të përhumbjes në postimet që janë bërë së fundmi në Instagram apo Facebook, ju jeni duke i shtuar vetes riskun e hemorroideve të dhimbshme, si dhe gjakdherdhjes për shkak të fryrjes së venave në anus. Nëse jeni duke kaluar kohë të vështira me zorrën e trashë, çohuni, ecni pak dhe pastaj rikthehuni sërish. Ecja mund të stimulojë lëvizjen e zorrës dhe ju ndihmon gjithashtu ju të qetësoheni dhe të shmangni sforcimet.
5- Jeni shumë e pastër aty poshtë
Vetëm sepse ka produkte që e bëjnë zonën intime të femrës të ketë aromë të këndshme kjo nuk do të thotë se ju duhet t’i përdorni ato. Vagina nuk ka nevojë të jetë tej mase e pastër dhe e freskët përmes sapunëve, larësve, apo letrave fshirëse, të cilat mund të prishin ekuilibrin e pH dhe të çojnë në kruarje, irritime dhe acarime të saj. Lajeni atë thjesht me një sapun të butë dhe ujë ndërsa jeni duke bërë dush.
Burimi: Women’s Health