Gjendet kopja e vjedhur e pikturës më të shtrenjë në histori: Muzeu s’e kishte idenë që mungonte
Policia italiane gjeti një kopje 500-vjeçare të Salvator Mundi, piktura e Jezu Krishtit nga Leonardo da Vinçi, në një apartament në Napoli dhe më pas e ktheu në muze, ku askush nuk e kishte idenë se mungonte.
Zyrtarët thanë të hënën vonë se ata kishin arrestuar pronarin 36-vjeçar të banesës nën dyshimin për marrjen e mallrave të vjedhura. Piktura u zbulua në dollapin e tij të dhomës së gjumit.
Piktura në vaj besohet të jetë nga artisti Giacomo Alibrandi dhe daton në fillim të viteve 1500. Ashtu si orgjinalja, ajo përshkruan Jezu Krishtin me njërën dorë ngritur dhe me tjetrën duke mbajtur një rruzull kristali. Piktura është pjesë e koleksionit Doma Museum në kishën San Domenico Maggiore në Napoli.
Muzeu ka qenë i mbyllur për shkak të pandemisë dhe askush nuk e dinte se kishte humbur. Policia tani po heton se si është vjedhur pasi nuk kishte asnjë shenjë dyshuese.
Piktura e realizuar nga Alibrandi është një kopje e pikturës që në vitin 2017 u bë piktura e shitur më shtrenjtë në histori, me një vlerë prej 450.3 milionë dollarë. Në kohën kur e porositi Mbreti Louis XII i Francës, vepra e Leonardo da Vinçit kushtonte 60 dollarë. Salvator Mundi është quajtur “Grali i Shenjtë” i mjeshtërve të vjetër dhe s’do mend që është kaq e vlerësuar.
Salvator Mundi nuk është parë në publik që nga blerja rekord nga princi arab, Bader bin Abdullah bin Mohammed bin Farhan al-Saud. Disa ekspertë dyshojnë për vërtetësinë e pikturës.