10 pika rreth bashkimit të Kosovës me Shqipërinë
Nga Shkodran Ramadani
10 pika rreth bashkimit te Kosoves me Shqiperine
E para, Kosova nuk ka ligj per referendum.
E dyta, edhe nese mbahet referendum per bashkim me Shqiperine, Gjykata Kushtetuese e shpalle te pavlefshem sepse Kushtetuta nuk lejon bashkimin e Kosoves me ndonje shtet tjeter.
E treta, Kushtetuta mund te ndryshohet vetem me shumice te dyfishte, pra nese votojne edhe 2/3 e serbeve. Kjo eshte pothuajse e pamundur sepse deputetet serbe jane krejtesisht te kontrolluar nga Serbia.
E katerta, nese Kushtetuta ndryshohet njeanshem, pa miratimin e Serbise, atehere trazirat jane te pashmantshme dhe Serbia e konsideron si akt agresioni. Minimum e sulmon veriun e Kosoves.
E pesta, mund te thoni se KFOR-i eshte ketu, por duhet te keni parasysh se nese Kosova vepron njeanshem, nderkombetaret do te konsiderojne se Kosova ka shkelur parimet e Ahtisaarit, qe ka qene arsyeja pse ka pasur pajtim te gjere mes vendeve kryesore te BE-se dhe ShBA-se per pavaresi te Kosoves. Kjo e zbehe dukshem mbeshtetjen nderkombetare per Kosoven, nese nuk kthehen krejtesisht kunder.
E gjashta, mund te thoni se vizioni i Planit Ahtisaari eshte i vjeteruar, por nuk eshte ashtu. Serbia e refuzon ende ate sepse e sheh si garanci per pavaresine e Kosoves. Ne anen tjeter, per te njejten arsye ne Kosove edhe kundershtaret e tij te dikurshem jane bere mbrojtesit me e tij me te medhenj. Ata refuzuan edhe planet per ripercaktimin e kufijve, qe parashihte edhe heqjen e Ahtisaarit. Nderkohe planet e BE-se jane per te forcuar me shume Ahtisaarin, me propozimin per Asociacion Ahtisaari+, e jo per ta larguar ate.
E shtata, bashkimi i Kosoves me Shqiperine eshte i mundshem vec nese arrihet nje marreveshje mes Kosoves dhe Serbise. Sepse vetem ne kete menyre Kosova njihet nga Serbia dhe vetem keshtu e ndryshon Kushtetuten me votat e deputeteve serbe.
E teta, pas marreveshjes me Serbine, duhet edhe miratimi nga ShBA-ja, BE-ja, Rusia dhe fqinjet tjere ne rajon. Dy Gjermanite, vende shume me te forta, jane bashkuar vetem pasi ShBA-ja, Rusia, Britania e Franca e miratuan ate bashkim me nenshkrimet e veta. Pa kete aprovim, bashkimi nuk e ka asnje gjase reale.
E nenta, edhe nese arrihet marreveshja dhe pajtimi i nderkombetareve per bashkim me Shqiperine, nuk eshte e sigurt se referendumi do te rezultoje me bashkim sepse “kosovocentrizmi” eshte forcuar ndjeshem. Nje gje e tille ve ne pikepyetje mbeshtetjen e kosovareve per plane te tilla.
E dhjeta, ky premtim eshte bosh. Eshte perdore shpesh si karrem per vota, por asnjehere nuk ka pase me pak seriozitet rreth kesaj sesa tani. Pra kalon shpejt ky entuziazem.