7 rreziqe (për të cilat as që ia kemi idenë) që i kanosen një foshnje nga puthja
Në momentin që shohim një foshnjë të vogël gjithçka që duam është ta puthim dhe përqafojmë (flasim në periudha normale, jo pandemie). Të gjithë e njohim mirë këtë ndjesi. Megjithëse e bëjmë thjesht nga dashuria, një veprim i tillë mund të jetë shumë i dëmshëm për fëmijën. Është zbuluar se puthja e një foshnje në buzë ose në zonën afër gojës mund të rezultojë e rrezikshme për një të porsalindur. Megjithatë, nuk është vetëm puthja e foshnjës afër buzëve që mund të paraqes një problem. Puthjet në duar ose në pjesë të tjera të trupit, të cilat më pas do të vijnë në kontakt me gojën e fëmijës, janë po aq shqetësuese.
Një nga pikat kryesore që duhet të merrni në konsideratë është të mos lejoni askënd të puthë fëmijën tuaj në zonën afër gojës, veçanërisht gjatë tre muajve të parë të lindjes. Pse? Arsyet i gjeni më poshtë.
1. Plagët e buzëve
Fëmija juaj mund të rrezikohet kur puthet nga një i rritur që ka plagë në buzë, të njohura si flluska temperature ose herpes oral. Prandaj, puthja e foshnjës (madje edhe në pjesët e tjera të trupit të tyre, si duart) duhet të shmanget plotësisht nëse personi ka një plagë të tillë.
2. Sëmundjet e frymëmarrjes
Ekzistojnë sëmundje të frymënarrjes (veç Covid-19) që janë ngjitëse dhe nëse dikush i infektuar afrohet dhe puth fëmijën, virusi do të kalojë tek ai. Te bebet, tubat e ajrit për frymëmarrje janë të një madhësie të vogël dhe shumë të hollë, kështu që inflamacioni i shkaktuar nga infeksioni mund të rezultojë i rrezikshëm.
3. Alergjitë ushqimore
Shumë fëmijë dhe të rritur përballen me alergji që vijnë nga ushqime ose produkte të caktuara. Njerëzit mund të mos jenë në dijeni të glutenit të pranishëm në buzëkuqin e tyre, i cili mund të jetë i dëmshëm për një fëmijë që ka sëmundje celiake. Është mirë të tregoheni të kujdesshëm, sepse nuk mund të jeni kurrë të sigurt se çfarë ushqimesh mund të ketë konsumuar personi që puth fëmijën tuaj, dhe pjesë të këtyre ushqimeve mund të kenë mbetur akoma në gojën e tij.
4. Rreziku i ekspozimit ndaj kimikateve toksike
Produktet e kujdesit për lëkurën dihet që përmbajnë kimikate që ndihmojnë burrat dhe gratë të duken të rinj dhe të freskët. Produkte të tilla mund të përmbajnë paraben, formaldehid, ngjyra artificiale dhe shumë më tepër. Prandaj, është e këshillueshme që njerëzit që përdorin produkte të tilla të shmangin puthjet ndaj fëmijëve. Në këtë mënyrë, ju mund të mbroni fëmijën tuaj nga ekspozimi ndaj kimikateve të tilla toksike.
5. ‘Sëmundja e puthjes’
‘Sëmundja e puthjes’ është një nofkë që i jepet termit ‘mononukleozë’, një infeksion i cili kalon përmes pështymës, shpesh përmes puthjes. Edhe pse dihet që ndodh më shpesh në mesin e adoleshentëve dhe të rriturve, mund të prekë edhe foshnjat. Kjo është ngjitëse dhe mund të kalojë te fëmijët dhe të rriturit e tjerë shumë lehtë.
6. Kavitete
Të gjithë jemi të vetëdijshëm për faktin se mosmbajtja e higjienës orale mund të çojë në kavitete të dhëmbëve. Një fakt më pak i njohur është se puthjet që i jepen një foshnje mund të çojnë gjithashtu në kavitete të dhëmbëve të fëmijës. Bakteret e quajtura streptokok mutans të pranishme në pështymën e dikujt, kur i kalohen fëmijës, mund të çojnë në kavitete të dhëmbëve të tij të vegjël. Dikush mund të kalojë pa dashje mikrobet te fëmija përmes një puthjeje ose gjatë ndarjes së ushqimit me fëmijën. Për të qenë të sigurt, duhet të siguroheni që të mos spërkatni pështymë ndërsa fryni në ushqimin e fëmijës për ta ftohur.
7. Sistemi imun i dobësuar
Bebet janë më të prekshme ndaj sëmundjeve gjatë disa muajve të parë kur bakteret e tyre në zorrë janë akoma në fazën e zhvillimit. Për këtë arsye, çdo fëmijë ose i rritur që është në kontakt me foshnjën duhet të ketë larë mirë duart dhe të mos ketë ndonjë shenjë sëmundjeje. Mund të ketë raste kur një i rritur ose fëmijë, pa dijeni për sëmundjen, puth foshnjën. Në muajt e parë, trupi i tyre ka imunitet të papërfillshëm dhe është shumë i ndjeshëm ndaj mikrobeve.