Kaq efektive: Çfarë përmban rutina minimaliste e kujdesit të lëkurës

Kaq efektive: Çfarë përmban rutina minimaliste e kujdesit të lëkurës

Disa vite më parë, një nga rutinat më të përhapura të kujdesit të lëkurës ishin “10 hapat korean”, por në ditët e sotme, një nga trendet më të përmendura, sidomos në Korenë e Jugut, është rutina minimaliste.

E njohur edhe si minimalizmi fleksibël, kjo rutinë ka në qendër linjat e pastra dhe të thjeshta të produkteve. Këto produkte janë me pak përbërës, janë të thjeshtë dhe funksionojnë me të vërtetë për shkak të përqendrimit të lartë të përbërësit “hero”.

Rutina minimaliste, nga vetë emri, përmban pak produkte:

1. SPF, 365 ditë të vitit.

2. Hidratuesi, në varësi të llojit të lëkurës.

3. Vitamina C dhe Retinoli

4. Larësi

Një ose dy herë në javë: Eksfolim dhe maskë

Retinoli ishte fjala më e kërkuar në Google gjatë vitit 2020, referuar kujdesit të lëkurës.

Çfarë bën: Derivat i vitaminës A, parandalon pakësimin e kolagjenit, inkurajon qarkullimin e qelizave të lëkurës dhe parandalon rrudhat.
Për ç’lloj lëkure: E sigurt për të gjitha llojet e lëkurës, por më së shumti për dikë që dëshiron të parandalojë shenjat e plakjes.
Si ta përdorni: Përdorni një herë në ditë para gjumit, duke rritur dozat pasi të mësohet lëkura.
Informacion shtesë: Retinoli mund të jetë irritues dhe të shkaktojë skuqje dhe thatësi në fillim. Meqenëse rrit ndjeshmërinë ndaj diellit, përdorni SPF çdo ditë.

Shpërndaje në: