Ç’duhet të dini për të shpëtuar nga dhimbjet e mesit

Ç’duhet të dini për të shpëtuar nga dhimbjet e mesit

Dhimbjet e mesit shpesh janë ato më të neglizhuarat, por që pas një kohe të caktuar bëhen shumë serioze. Zhvillimi teknologjik, orët e zgjatura të punës si dhe mungesa e vazhdueshme e aktivitetit fizik janë shktaktarët kryesorë të dhimbjeve të mesit.

1. Qëndrimi ulur

Mbi të gjitha ndaloni menjëherë uljen jo korrekte në karrige gjatë punës. Ky pozicion i orienton artikolacionet, disqet vertebrale kundrejt një presioni jo fiziologjik i cili shkakton më pas dhimbje mesi. Mësoni të qëndroni me një posturë korrekte dhe ta mbani atë gjatë gjithë ditës.

2. Shmangia e aktivitetit fizik

Fillimi mund të jetë i vështirë dhe i dhimbshëm , por aktiviteti fizik për shpinën tuaj është provuar të ketë shumë përfitime të shumta . Ju ndihmon për të qenë në formë, lubrifikon artikulacionet  duke përmirësuar në kohë të shkurtër dhimbjet.

3. Nuk ekzistojnë medikamente që bëjnë mrekulli

Mjaft kërkuat për një rrugë të shkurtër dhe jepini fund kërkimit të një medikamenti që bën mrekulli. Shume publicitet qarkullon mbi krevatet që ju kthejnë me kokë poshtë duke ju lënë me orë në atë pozicion ose pajisje kompiuterike që premtojnë zjidhjen e menjëhershme të problemit. Por kërkimet shkencore dëshmojnë një efektivitet zero .

4. Mos ngrini pesha të rënda

Ky është një nga shkaktarët kryesorë në shfaqjen e problemeve me mesin. Nëse puna juaj lidhet drejtpërdrejt me këtë aktivitet, kërkojini punëdhënësit tuaj një ndihmë për ta evituar drejtpërdrejt punën.

5. Përkuljet e përsëritura

Përdorimi i smartphoneve dhe kompjuterit duke e bërë pjesë të përditshmërisë tonë për shumë orë shkakton dhimbje të qafës ose mesit.

6. Trajtimet pasive

Nuk mjaftojnë vetm terapi si akulli ose të ngrohtat, ultratingulli për ta zgjidhur problemin. Duhet aplikuar një sërë teknikash si: Korrigjimi i posturës nga një terapist, aplikimi i aktivitetit fizik . Një vizitë tek fizioterapisti mund t’ju udhëzojë cila është rruga më e përshtatshme për ju.

7. Mjaft pritët që dhimbja të zhduket.

Nëse dhimbja është prezente për më shumë se një ose dy javë konsultohu me një fizioterapist. Sa më shpejt ndërhyni, aq më të mëdha janë edhe shanset për t’u përmirësuar dhe për t’u ndjerë mirë e për t’ju rikthyer aktivitetit të mëparshëm.

Përeç të tjerave, dhimbjet e mesit mund të jenë në disa raste edhe rezultat i sëmundjeve si:

1. Kancer i palcës kurrizore

2. Hernie diskale

3. Artritit

4. Infeksion veshkash

Shpërndaje në: