Nga cili prind trashëgohet inteligjenca? Ja ç’thonë studimet
Sipas shkencës, njerëzit inteligjentë duhet të falënderojnë mamatë, pasi nënat janë kryesisht përgjegjëse për transmetimin e gjeneve të lidhura me inteligjencën tek fëmija i tyre.
Është vlerësuar se 40-60% e inteligjencës është e trashëgueshme.
Hulumtimi tregon se fëmijët kanë më shumë të ngjarë të trashëgojnë inteligjencën e nënës së tyre pasi gjenet e inteligjencës gjenden në kromozomin X.
Studiuesit deklarojnë se qelizat e baballarëve nuk u gjetën në korteksin celebral, ku zhvillohen funksionet më të përparuar njohëse: inteligjenca, arsyetimi, planifikimi dhe aftësitë gjuhësore.
Sidoqoftë, nuk duhet të harrojmë se inteligjenca jonë nuk është 100% gjenetike.
Studime të tjera zbulojnë se nënat luajnë një rol të rëndësishëm në zhvillimin intelektual të fëmijëve të tyre kryesisht përmes kontaktit fizik dhe emocional. Në fakt, këto studime sugjerojnë se lidhja shpirtërore/emocionale që kemi me nënat tona është shumë e lidhur mei nteligjencën.
Studiuesit na sigurojnë se fëmijët që kanë krijuar një lloj afrimiteti me mamatë, janë më këmbëngulës dhe shfaqin më pak acarim kur zgjidhin një problem të vështirë.
Prandaj, një pjesë e madhe e inteligjencës varet nga mjedisit, stimulimi dhe karakteristikat personale.
Inteligjenca përcaktohet si aftësia për të zgjidhur problemet. Ndërsa përpiqemi të gjejmë zgjidhjen, truri ynë punon si një i tërë, duke përfshirë emocione të ndryshme dhe duke aktivizuar procese të tjera të tilla si intuita.
Mos harroni gjithashtu se inteligjenca ka nevojë për stërvitje të vazhdueshme, dhe truri ynë është një muskul që duhet të stimulohet dhe ushqehet gjatë gjithë jetës me sfida të reja dhe detyra interesante.
Pavarësisht se çfarë thonë ekspertët e gjenetikës, baballarët nuk duhet të ndihen keq me veten.
Duke qenë të disponueshëm emocionalisht dhe dukë u bërë një model për fëmijën e tyre, një baba kontribuon në zhvillimin e fëmijës, po aq sa nëna.
Koeficienti i inteligjencës (IQ) me të cilin kemi lindur mund të jetë i rëndësishëm, por, në planin afatgjatë, nuk është aspak një faktor vendimtar.
Burimi: Rincon De La Psicologia