Hidhen dyshime se Sindi dhe Murati njihen para se të hynin në “Përputhen”

Hidhen dyshime se Sindi dhe Murati njihen para se të hynin në “Përputhen”

Sindi dhe Murati së fundmi kishin takimin e tyre.

Ditën e sotme u transmetua takimi mes Muratit dhe Sindit, ku ndodhën mjaft gjëra të bukura, shkruan lajmi.net.

Një pyetje nga ana e Almendit ishte ajo që ndezi debate në studio, i cili e pyet Sindin nëse e ka njohur më herët Muratin.

Ndërsa Sindi u shpreh se thjesht ka qenë në sallonin e tij por nuk kanë patur kontakte.

Pjesë nga debati:

Almendi: Keni pasur njohje më parë?
Sindi: Më ka bërë një krehje dhe kaq, kam dal nga salloni dhe nuk jemi parë më kurrë. Murati nuk e kam njohur më parë, thjesht kam shkuar një herë për një krehje flokësh, jo se e njoh si karakter. Nuk është një lojë, është thjesht një përshëndetje në sallon.
Murati: Mendoj se nuk ka lidhje fare, po mendoja që të vija këtu para se të njihja Sindin. E kam bërë aplikimin para se të takoja Sindin. Thjesht i kam thënë që mendoj që të marr pjesë.
Ndërkohë, i pyetur në studio nëse e sheh Sindin si një partnere Murati shprehet se: “Ishte takimi ynë i parë, deri tani si pamje më pëlqen.”

Shpërndaje në: