11 rregulla që s’i zbatojmë edhe pse i dimë mirë!

11 rregulla që s’i zbatojmë edhe pse i dimë mirë!

Të gjithë dimë t’i listojmë rregullat e etikës, t’i predikojmë tek të tjerët për t’ shkelur më pas vetë. Gjithsesi, jeni ende në kohë. Nuk ka asgjë të keqe të ftillosh veten kur je gabim dhe të përmirësosh disa sjellje të vogla, që janë shumë të rëndësishme kur prezantohemi përpara njerëzve të tjerë.

1. Tharja e çadrës pas shiut

Çadrën nuk duhet ta lini të hapur. Mbylleni dhe vendosni tek mbajtësja e saj.

2. Shprehja e dashurisë dhe përkujdesit

Vajza, çanta është juaja! Nuk ka pse ta mbajë askush tjetër veç jush. Pastaj edhe veshja do të duket më bukur shoqëruar me një nga aksesorët më të rëndësishëm.

3. Çfarë vishni në shtëpi

Pizhamet janë për në krevat. Në shtëpi duhet të vishni diçka të rehatshme, njëkohësisht të përshtatshme nëse dikush vjen t’ju vizitojë.

4. Rregulloni makeup-in dhe flokët në publik

Flokët mund t’i rregulloni kudo që të jeni, por grimin, vetëm në tualet!

5. Si të uleni kur vishni pantallona

Me gjunjtë e bashkuar. Kështu nuk rrezikoni as të grisni xhinset tuaja të preferuara.

6. Nëse ju ftojnë për darkë

Fatura NUK ndahet! Ftuesi duhet të paguajë.

7. Flisni në telefon gjatë një takimi

Vetëm nëse telefonata është e rëndësishme, në të kundërt fikeni telefonin. Askush nuk do t’ju dëgjojë duke biseduar me të tjerë gjatë kohës që supozohet të kaloni bashkë.

8. E folura në ambiente publike

Përpiquni të përdorni tone të ulëta dhe zë të qetë kur flisni në ambiente publike.

9. Pasi mbaroni së ngrëni

Thika dhe piruni qëndrojnë paralel në qendër të pjatës.

10. Përdorimi i qeseve të pazareve si çantë dore (kush e bën këtë?)

Qeset e kartonit dhe çdo lloj qeseje tjetër duhet përdorur vetëm kur të blini diçka.

11. Kur hyni në dhomën e fëmijëve tuaj

Fakti që janë ende fëmijë nuk do të thotë se nuk kanë nevojë për hapësirën dhe privatësinë e tyre. Troksni gjithmonë përpara se të hyni në dhomë.

Burimi: Bright Side

Shpërndaje në: