Nëse keni probleme me gjumë, ja zgjidhja
Periskopi ju sjell disa këshilla se si duhet të veproni në këto raste:
– Nëse keni problem të flini gjumë
Refuzoni kafenë dhe çajin 7 orë para se të flini dhe bëni ushtrime çdo mëngjes.
– Në qoftë se gërhitja ju mundon
Flini në krahë me duart nën jastëk, shpërlani hundën me ujë të kripur para se të flini dhe evitoni alkoolin.
– Nëse ju dhemb qafa
Ndërroni jastëkët çdo dy javë dhe zgjidhni jastëk të bërë nga lateksi.
– Nëse zgjoheni shpesh gjatë natës
Sigurohuni që temperatura e dhomës është 20 – 22 gradë, dhe mos pini alkool.
– Nëse vuani nga thartira e stomakut
Flini në anën e majtë me duart nën një jastëk të lartë dhe të madh.
– Nëse ju dhemb shpatulla
Flini në shpinë ndërkohë që ‘përqafoni’ edhe një jastëk
– Nëse e keni të vështirë për tu zgjuar
Bëjeni një orar dhe zgjohuni çdo ditë në të njëjtën kohë madje edhe gjatë fundjavës.
– Nëse ju dhemb shpina
Vendoseni një jastëk tjetër nën kofshë nëse flini në stomak, ose nën këmbë nëse flini në shpinë./ Periskopi