Një njeri me penis gjigant: Shfaqja televizive për fëmijë shkakton debat

Një njeri me penis gjigant: Shfaqja televizive për fëmijë shkakton debat

Debati më i ashpër në Danimarkë për momentin është ai në lidhje me John Dillermand, protagonisti i një shfaqjeje televizive për fëmijë, i cili transmetohet në DR, kompania daneze e shërbimit publik të radios dhe televizionit.

John Dillermand ka një penis gjigant. Në fakt, është aq i jashtëzakonshëm sa ai mund të kryejë operacione shpëtimi, të pikturojë, të ngrejë një flamur ose të vjedhë akullore për fëmijët. Programi ka si target grumposhën 4-8 vjeç dhe fakti që në qendër është një njeri me penisin më të gjatë në botë që shfaq sfidat e të jetuarit me një organ të tillë gjenital, është i debatueshëm.

John Dillermand ka provuar debat rreth asaj çfarë duhet dhe çfarë nuk duhet të përmbajë një shfaqje për fëmijë. Kritikët thonë se një shfaqje e tillë nuk ka asnjë mesazh për fëmijët. “A është vërtet ky mesazhi që ne duam t’u dërgojmë fëmijëve teksa jemi në mes të një vale të madhe #MeToo?” shkroi shkrimtarja daneze Anne Lise Marstrand-Jørgensen.

Një njeri me penis gjigant: Shfaqja televizive për fëmijë

Produkti erdhi vetëm disa muaj pasi prezantuesja televizive Sofie Linde filloi lëvizjen #MeToo në Danimarkë.

Erla Heinesen Højsted, një psikologe klinike që punon me familjet dhe fëmijët, tha se beson se kundërshtarët e shfaqjes po e mendojnë më shumë seç duhet. “John Dillermand flet me fëmijët dhe ndan mënyrën e tyre të të menduarit – dhe për fëmijët i shohin organet gjenitale si diçka gazmore. Shfaqja përshkruan një njeri impulsiv dhe jo gjithmonë në kontroll, i cili bën gabime – siç bëjnë fëmijët, por ç’është më e rëndësishmja, Dillermand gjithmonë bën gjënë e duhur në fund. Ai mban përgjegjësi për veprimet e tij. Kur një grua në shfaqje i thotë se duhet ta mbajë penisin në pantallona, për shembull, ai e dëgjon. Ai është i përgjegjshëm.”

Një njeri me penis gjigant: Shfaqja televizive për fëmijë

DR iu përgjigj kritikave të fundit duke thënë se po kaq lehtë mund të kishte bërë një program “për një grua pa kontroll mbi vaginën e saj” dhe se gjëja më e rëndësishme ishte që fëmijët ta shijonin John Dillermand.

Shpërndaje në: