5 arsye pse po shtoni peshë kur jeni në punë

5 arsye pse po shtoni peshë kur jeni në punë

Shumë persona përballen në mënyrë të pashamngshme me shtim peshe, kur fillojnë të punojnë në zyre apo kur puna e tyre ka të bëjë pa asnjë aktivitet.

Të qëndroni ulur për shumë kohë ndikon negativisht në dukjen dhe trupin tuaj.

Ne ju sjellim disa arsye pse po shtoni peshë në ambientin ku punoni dhe cfarë të bëni për ta parandaluar atë:

1. Hani ushqim edhe kur nuk jeni të uritur

Ditëlindja e një bashkëpunëtori, ëmbëlsira shtëpie, torte janë disa arsyet kryesore që ju shtoni peshë në punë. Ju nuk mund të vini re edhe se si ato mund të kthehen në centimetra shtesë në belin tuaj.

Zgjidhja: Kur një pjesë e shijshme e ushqimit është vënë në ndonjë vend që shihet, njerëzit do të hanë më shpesh. Ju mund të përdorni kavanoza në kuzhinë për të fshehur të gjitha karamele joshëse. Ose thjesht mëso të thuash “jo” me edukatë kur kolegët ju ofrojnë një meze të lehtë.

2. Ju nuk hani me rregull

Ju nuk e hani me rregull mëngjesin tuaj ose nuk keni një rutinë për ushqimin  dhe kështu kur vjen ora e drekës ju ndjeheni të uritur dhe hani ushqime me shumë kalori dhe që ju shtojnë peshë.

Zgjidhja: Bëni një listë të gjithçkaje që hani për një javë. Kjo metodë ju ndihmon të mos shtoni peshë dhe të hani gjëra më të shëndetëshme si dhe ju bënë më të motivuar.

3. Ndriçimi dhe temperatura e dhomës ndikojnë në oreksin tuaj

Sipas studimeve dhomat e zbehta e të ndezura nxisin oreksin. Drita e dhomës ndikon në dëshirën tuaj për të ngrënë. Ju hani më shumë kur dhoma është e errët dhe më pak kur është e ndritshme. I njëjti rregull zbatohet edhe për temperaturën e dhomës.

Zgjidhja: Nëse vëreni se apetiti juaj po shtohet ju mund të merrni ajër të pastër jashtë apo të bëni një shëtitje të shpejtë. Gjithashtu mund të diskutoni nivelet e ndriçimit dhe temperaturën e dhomës me kolegët e punës.

4. Punoni pas orarit

Orari më i gjatë mund të ndikojë në peshën e një individi. Mungesa e kohës së lirë do të thotë që nuk të bëni stërvitje. Po ashtu edhe mungesa e gjumit ç’bllokon hormonet që rregullojnë oreksin tuaj, duke rritur ato që shkakton urinë.

Zgjidhja: Bëni lëvizje! Kur nuk keni kohë për të fitness apo aktivitete, përpiquni të përdorni shkallët më shpesh dhe të bëni shëtitje të gjata në vend se të udhëtoni me autobus. Dhe mos harroni të bëni gjumë të mirë!

5. Stresi dhe afatet ju vënë në presion

Një nivel i qëndrueshëm i stresit në punë mund të jetë një nga arsyet kryesore për shtimin e peshës. Nivelet e larta të stresit rrisin kortizolin e hormoneve, duke shtuar urinë dhe dëshirën për sheqerna.

Zgjidhja: Aktiviteti fizik dhe kohëzgjatja e mirë e gjumit mund të ndihmojnë këtu. Dhe duhet të mbani mend se ushqimi nuk është mik dhe nuk mund të zgjidhë problemet tuaja. Ka shumë mënyra për të ulur nivelin e stresit në trurin dhe trupin tuaj. Për shembull, provoni ushtrime të frymëmarrjes dhe relaksimit.

Shpërndaje në: