8 pasoja që vijnë nga gjumi i tepruar
Ja cilat janë arsyet:
Fjetja vonë të shëndoshë: Shumë studime kanë treguar se personat që flenë vonë kanë tendencë të shëndoshen më shumë. Çdo orë e kaluar në gjumë rrit treguesin e masës trupore (IMC) me 2,1 pikë.
Fjetja vonë ulë përqendrimin: Ata që flenë pas orës 23:30 janë më pak të përqendruar ditën në vijim. Nga ana tjetër rritet edhe mundësia për të qenë të trishtuar dhe për të qarë.
Fjetja vonë shton ëndrrat e këqija: Nëse doni të mos torturoheni nëpër ëndrra duhet patjetër të ndryshoni orarin e gjumit. Vonesa shton sasinë e kortisolit, apo hormonit të stresit.
Fjetja vonë rrit gliceminë: Personat që vuajnë nga diabeti i tipit , dhe që flenë vonë në darkë kanë më shumë probleme ta kontrollojnë sasinë e sheqerit në gjak.
Fjetja vonë ndikon në sjellje: Mungesa e gjumit ndikon mjaft në sjelljen e ditës në vijim. Do jemi më të irrituar, më impulsie, me nerva dhe të paduruar kur jemi pa gjumë.
Fjetja vonë shton ankthin: Sa më vonë të flemë, aq më shumë rritet mundësia për t’u bërë njerëz negative dhe gjithmonë në ankth. E gjithë kjo lidhet me korteksin prefrontal (zonën e trurit qe merret me përqendrimin dhe marrjen e vendimeve).
Fjetja vonë ul pjellorinë: Fjetja vonë është më e dëmshme për femrat. Ky zakon i keq mund të ç’rregullojë prodhimin e hormoneve nga vezoret.
Fjetja vonë plakë lëkurën: Gjatë gjumit qelizat rigjenerohen pasi janë dëmtuar nga stresi, pluhuri apo edhe ushqimet jo të mira. Nëse flini vonë dhe bëni më pak orë gjumë, për pasojë mekanizmat rigjenerues dobësohen dhe lëkura nuk rigjenerohet si duhet, duke u plakur më shpejtë.